Një studim i fundit ka zbuluar se një dietë e pasur me ushqime ultra të përpunuara lidhet me 32 parametra të ndryshëm shëndetësorë, duke përfshirë vdekshmërinë, kancerin dhe rprobleme në shëndetit fizik apo mendor.
Eksperti i shëndetit të zorrëve Dr Alasdair Scott, i cili gjithashtu punon si drejtor shkencor, tha: “Kur bëhet fjalë për kancerin, studimi tregoi një lidhje midis konsumit më të madh të UP (ushqime ultra të përpunuara ) dhe zhvillimit të kancerit. Përsa i përket kancereve specifike, zhvillimi i kancerit të zorrëve tregon lidhjen më të fortë me konsumin e UP.”
Dr Scott hodhi dritë mbi arsyen se pse këto ushqime mund të shkaktojnë probleme, duke thënë: “Së pari, ushqimeve ultra të përpunuarau u mungon vlera ushqyese e ushqimeve të plota. Kanë më pak fibra, më pak proteina dhe më pak vitamina, antioksidantë dhe polifenole. Ai paralajmëroi KUJDES në shkëmbimin e ushqimeve të shëndetshme me alternativa ultra të përpunuara, duke vënë në dukje se do të humbnim SHUMë përfitime shëndetësore. Mjeku paralajmëroi se këto ushqime zakonisht janë të mbushura me sheqerna të shtuara, yndyrna të ngopura dhe kripë, gjë që rrit numrin e tyre të kalorive.
Dr Scott rekomandon shkëmbimin e disa artikujve ushqimorë me alternativa më të shëndetshme.
Sipas tij, këto janë 7 llojet e ushqimeve që mund të përbëjnë rrezikun më të lartë në ushqimet e gatshme:
patatet e skuqura, salsiçet, sallamrat, mishrat e konservuar, akullorja, buka e bardhë dhe majoneza industriale. shiko.news