Sokol Hoxha, është shqiptari i cili humbi jetën tragjikisht ditën e sotme në Itali. Aksidenti i rëndë ndodhi në rrugën 73 bis që lidh Urbinon me Fermignano, brenda tunelit Ca’ Gulino, ku automaulanca në të cilën ndodhej 40-vjeçari u përplas me një autobus që po transportonte fëmijë.
Hoxha, me origjinë nga Elbasani, kishte përfunduar studimet në Itali dhe vazhdonte punën si mjek atje.
Sipas asaj që mediat italiane bënë me dije më herët autoambulanca u pëprlas me autobusin dhe më pas shpërtheu në flakë. Si pasojë humbën jetën ekipi i urgjencës si dhe pacienti që ndodhej në ambulancën që ishte nisur nga Fossombrone për në Urbino. Ata janë Stefano Sabbatini , Cinzia Mariotti di Acqualagna dhe mjeku Sokol Hoxha, 40-vjeçar me kombësi shqiptare. Humbi jetën edhe pacienti që po transportohej me autoambulancë, 85-vjeçari Alberto Serfilippi.
Ndërsa, të plagosur mbetën 7 persona, mes tyre 4 fëmijë të moshave 7 deri në 13 vjeç, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.