I pyetur nga gazetarja e Fax News nëse shifrat në rënie të të inf. ektuarve janë reale ai është përgjigjur se ka një ulje të rasteve si shkak i personave që rezultojnë pozitivë dhe drejtohen për ndihmë mjekësore, megjithatë Alimehmeti nuk e ka mohuar se ka një numër më të lartë të inf. ektuarish në krahasim me shifrat zyrtre pasi jo çdo rast deklarohet.
” Kemi një situtë në rënie, shifrat janë në rënie dhe indikatorë të shumtë në përqindjen e pozitivitetit të testit, në numrat spitalorë dhe fatmirësisht dhe në humbje jete në shifrat zyrtare. Situata në komunitet është më e ulët edhe pse ne e dimë që shifrat zyrtare, situata reale është gjithmonë më e lartë sepse nuk kapen të gjitha rastet.”, ka thënë ai.
Sa i përket shifrave pas va. ksinimit mjeku shqiptar ka thënë se nuk ka lidhje mete rënia e numrit të të inf. ektuarve pasi përqindja e njerëzve që është va. ksinuar deri më tani është akoma e ulët dhe ende nuk është arritur imunizimi i plotë.
“Nuk ka lidhje me va. ksinimin për një arsye të thjeshtë, përqindja e njerëzve që ka marrë një dozë deri më tani është akoma e ulët, rreth 10 % dhe nuk është imunizim i plotë. Arsyeja nuk është va. ksinimi, por natyra e këtij vi. rusi ku zgjat rreth 10 javë një valë.”
Ndër të tjera Alimehmeti ka folur edhe për rinfektimet dhe se si po trajtohen, megjithatë sipas tij rinf. ektimet janë të lehta.
“Rinfektimet në shumicën dërrmuese të rasteve janë të lehta. HUmbjet e jeteve nga kovidi në Shqipëri në dijeninë time nuk janë të raportuara.”
Ndaj duhet te jemi ende te kujdesshem dhe te te ruajm distancimin social.