Urdhri i Infermierit i është përgjigjur mjekut Edi Tushe, i cili reagonte i revoltuar për pagat e larta që kërkojnë infermierët, teksa shkruante se ata nuk dinin asgjë në lidhje me profesionin.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Urdhri i Infermierti i përgjigjet Tushes, duke thënë se ka kaluar koha kur infermierët dhe profesionistet e tjerë të kujdesit shëndetësor punonin pa kontrata dhe pa kushte pune në shërbimet shëndetësore publike dhe jopublike.
Ndër të tjera ata kërkojnë respekt për çdo bluzë të bardhë që punon për rritjen e vazhdueshme profesionale.
Postimi i plotë:
Përgjigje për shkrimin e publikuar në datën 10/12/2022 ora 21:13 nga mjeku i njohur . , i cili shprehet mjaft i revoltuar për infermieret që kërkojnë paga të larta.
I nderuar mjeku z. Tushe, ka kaluar koha ⏳ kur infermierët dhe profesionistet e tjerë të kujdesit shëndetësor punonin pa kontrata dhe pa kushte pune në shërbimet shëndetësore publike dhe jopublike.
Tashmë është koha që puna dhe kujdesi që i ofrohet komunitetit nga infermierët ⚕️ dhe profesionistët e tjerë ⚕️ të vlerësohet në mënyrën e duhur.
I nderuar z. Tushe askush nuk mund të pergjithësojë, duke komentuar negativisht aftësitë profesionale të infermierëve, të cilët janë duke punuar fort për rritjen e tyre të vazhdueshme profesionale.
Ajo që kërkohet është respekt për çdo bluzë të bardhë.