Pëllumb Pipero mjeku i dashur per te gjithe ka theksuar se edhe nëse do të ketë një valë të dytë të virusit, nuk do të kemi më ngrirje të jetës.
Ai ka thene se:“Që nga momenti që janë hequr masat kufizuese, përgjegjësia është individuale, dhe përgjegjësi në këtë situatë është që të jemi koshient se virusi është në qarkullim edhe nëse i ka rënë virulenca. Thelbi i të gjithë kësaj gjëje është kujdesi, pa u shuar epidemia ne duhet të jemi vigjilent, distancë maskë dhe kujdes i shtuar, ky është dhe mësimi historik që ne kemi marrë nga kjo pandemi historike.
Unë do të këshilloja që çdo institucion të ketë një sasi rezerve dhe qytetarët që nuk kanë maskë ose të pajisen me maskë ose tu refuzohet shërbimi, por e mira është që të marrin të dyja, sa kohë që është në qarkullim dhe nuk kemi një vaksinë është i rëndësishëm kujdesi dhe qytetarët të mos e nënvlerësojnë distancimin social dhe të përdorimin e masave mbrojtëse. Duhet të zbatojmë dy norma bazike, distancë, maskë në mjedis publik, dhe higjiena e duarve, për të mos qenë më të mbyllur.
Edhe nëse do të ketë një valë të dytë nuk do të ketë më mbyllje dhe ngrirje te jetës, pasi ky virus i panjohur tashmë është i njohur nga shkenca dhe nuk kemi më asnjë arsye që të kthehemi sërish pas. Do të kishim dashur që qershori të ishte pa raste, por unë theksoj se një rast i tillë shumë shpejt në një hark kohor prej 2-3 ditësh numrat do të bien” – tha mjeku besoj se ne ditet ne vazhdim kurba do te bie dhe gjendja do te qetesohet,