Ndryshimi i temperaturave dhe ardhja e virozave shoqeruese ka filluar te rrrisi edhe rastet e gripit tashme.
Mjeku Afrim Yzeiraj ne nje interviste ka thene se keto viroza stinore paraqiten pikerisht me infeksione te siperme respiratore, me pak rrufe, dhimbje fyti, teshtitje, kolle, dhimbje te pergjithshme trupore, temperature qe shkon nga 37.8 deri ne 39-40 grade celsius.
Megjithate rastet e deritanishme te paraqitura ne QSUNT nuk jane shume ne numer por jane paraqitur me klinike te renduar pasi kane deshtuar trajtimet ambulatore telefonike.
Ndersa per pyetjen se cilet jane me te rrezikuar si grupmosha, mjeku tha se ndaj cdo infeksioni stinor me problematiket jane mosha nen 5 vjec dhe grupmosha mbi 60 vjec (Por nuk la pa permendur pacientet me semundje kronike dhe te semuret me ilace kortizonike).
Pyetja me intereante ishte se cili ishte ndryshimi midis virozave sezonale dhe koronavirusit.
Mjeku tha se ne pergjithesi rastet e virozave stinore kane nje ecuri me te bute klinike si ajo e rrufes stinore qe po kalojme ku perdoren lengjest, antigripalet, vitaminoterapia dhe antihistamiket.
Mirepo edhe kur kemi situate te renduar te gripit stinor kemi perafersisht shenja te nje covidi si psh me temperature te larte, prekje te traktit respirator te cilat mund te na ngaterrojne.
Rekomandimet e mjekut per qytetaret jane qe te mbajne masa te forta higjienike per te mosperhapur virusin, te pijne lengje, te evitojne ambientet e mbyllura, vitaminoterapia, distanca fizike dhe te mbajme maske duke ruajtur higjienen personale.
Persa i perket grupmoshave te rrezikuara ai keshillon vaksinimin si cdo vit qe mos kete mbivendosje te viruseve qe do te rendonte klinikisht situaten.