Nje interviste ka dhene infektologu i njohur Sali Ahmeti.
Ai jep lajme te mira ku thote qe virusi ne fillim te majit do te largohet.Shpresojme qe te ndodhe keshtu.
Por nese e krahasojme me viruset e tjere ky virus eshte ndryshe. Për shembull ne kemi pasur hepatitin A, në fund të vitit 99 me mbi 20 mijë raste.
Kemi pasur shpërthimin epidemik 2003 të tularemisë. E kemi pas në vitin 2017-2018, epideminë e fruthit, meningjiti ceroz-viral në vitin 2016, por ne jemi vend endemik për ethet në mënyrë të veçantë ato të kongos, të cilat janë sëmundje me kontagjezitet të lartë që barten në mesin e njerëzve dhe të stafit shëndetësor dhe shkaktohen nga një virus i cili është patogjen.
Ndërsa virusi COVID-19, është një virus që në raport me atë ndoshta ka një agresivitet më të pakët. Një numër i konsiderueshëm i rasteve shkon me forma asimtomatike dhe të lehta.
Ndërsa, moshat e reja, ne kemi pasur edhe këtu një fëmijë të moshës 5 muajsh dhe tjetri 5 vjeç, por kanë kaluar sëmundjen pa ndonjë komplikim të veçanta dhe ne para disa dite i kemi liruar në shtëpi të tyre në gjendje të mirë.
Ndaj shpresojm qe muaji maj te sjell largimin e virusit dhe jeta te filloj perseri si me pare.
Ndaj duhet te bejme dhe pak durim.