Mjeku pneumolog Arjan Mezini ka thene se sipas tij mbajtja e maskave ne ambient te hapur nuk vlen.
Ai ka thene se: “Unë si profesionist kam bindjen e plotë që nuk do të sjellë asgjë. Nuk ka evidenca që maka në rrugë të ndihmon. Nuk kam parë asnjë studim. Nuk e di pse është vendosur dhe ku do dalë”, tha ai.
Po ashtu ai ka thene se:“Para se të shkojmë te maska në rrugë ne duhet të bëjmë detyrën tonë si shtet. Ne këtë pjesë nuk e bëjmë. E shikoni që janë rritur testimet dhe prandaj janë rritur numrat. Këto numra nuk më trembin se me siguri kanë qenë”, – thotë mjeku i cili shpreh shqetësim se veçanërisht “muajt janar-shkurt do të jetë më vështirë”.
Por mos harroni te beni kujdes duke ruajtur distancimin social dhe te jeni vigjilent ndaj virusit.