Nje thirrje qe duhet ta degjojne te gjithe nëse jane me Covid dhe po trajtohen me ilace në shtëpi, vjen nga mjeku i njohur Ilir Allkja.
Ai tha se nëse shfaqen shenja serioze si mbajtja e frymës qytetarët duhet t’i drejtohen spitalit për të shmangur një dëm të parikthyeshëm për shëndetin e tyre.
Ilir Allkja për Ora News: Për të gjithë ata që kanë në shtëpi të sëmurë me Covid të cilët shfaqin shenja të tilla si mbajtje fryme, duhet doemos t’ju drejtohen spitalit, duhet të shtrohen sepse në plot raste shkon në spital në momentin që në mushkëritë e tyre ka filluar fibroza gjë e cila shpesh herë rezulton si një dëmtim i parikthyeshëm, do ta vuajnë gjithë jetën , do të jenë individë me një kapacitet respirator të mangët, çka do të thotë që do kenë gjithmonë vështirësi të ecin, të ngjisin shkallët dhe të bëjnë një jetë normale