Mjeku Alimehmeti jep një tjetër lajm të mirë: Ata që e kanë kaluar COVID-in të rrinë të qetë, te tjeret..

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka publikuar studimin e djeshëm të Emory University në SHBA për sa i përket variantit afrikano jugor të koronavirusit.

Sipas këtij studimi, gj aku i personave që kanë kaluar COVID-in ruan fuqinë neutralizuese edhe për variantin e ri të koronavirusit.

Për sa i përket personave që ende nuk e kanë kaluar virusin, ata duhet të vaksinohen në mënyrë që të mos rrezikohen nga virusi.

Postimi i plotë:

“Kurrë mos e humb mundësinë të shohësh diçka të bukur,=”

Cit.: Ralph Ëaldo Emerson

Miqtë e mi, sërish lajme të mira kundër variantit Afrikano-Jugor nga i cili u frikua opinioni publik këtë tremujor.

?? Studiuesit elitarë të Emory University (SHBA) sapo publikuan (dje 20.03.2021) në revistën prestigjioze CELL Host & Microbe rezultatet e imunitetit të fituar nga kalimi i infeksionit apo nga vaksina Moderna kundër variantit Afrikano-Jugor.

Ata studiuan efektet neutralizuese të gjakut:

të pacientëve të sëmurë me SARS-CoV-2

të pacientëve që e kishin kaluar infeksionin, dhe

të pacientëve të vaksinuar me Moderna.

Fikni televizorët/mediat, ato veprojnë vetëm nëse ne u japim hapësirë personale mediatike që të na shqetësojnë.