Mjekët kanë paralajmëruar sesi ushqimet ultra të përpunuara mund të kontribuojnë në rritjen e rasteve të kancerit të zorrës së trashë që në moshë të re.
Duke qenë se ëmbëlsirat, patatet e skuqura dhe mishi i përpunuar kanë marrë vëmendjen më të madhe kohët e fundit, ka një numër në rritje njerëzish që raportojnë se hanë ‘të pastër’, por ende vuajnë nga kjo sëmundje .
Gastroenterologia në Universitetin e Majamit, Dr Maria Abreu, beson se një pjesë e problemit është sasia e emulsifikuesve në ushqimet moderne, duke përfshirë edhe në paketimin e produkteve të shëndetshme, siç janë kosi me pak yndyrë, salcat e sallatave si edhe gjalpi i kikirikut.
Aditivët e zakonshëm që ndihmojnë për t’i dhënë ushqimeve pa qumësht e me pak yndyrë përbërjen kremoze, janë të lidhura me inflamacionin e zorrëve dhe prishjen e mikrobiomës së zorrëve.
Në kushte normale, mikrobioma e zorrëve mbron traktin tretës nga patogjenët dhe infeksionet dhe ndihmon në parandalimin dhe reduktimin e inflamacionit të zorrëve.
Kur mikrobioma prishet nga medikamentet ose ushqimet e caktuara me aditivë – ose kur trakti tretës dëmtohet nga inflamacioni – atëherë kjo mund të rrisë rrezikun e kancerit. “Këto ushqime ultra të përpunuara krijojnë shumë zhurmë në sistemin mikrobik. Gjërat si emulsifikuesit që shtohen, përbërja kremoze ph, jogurtet pa yndyrë dhe të gjitha këto gjëra, me të vërtetë mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve shumë thellë.”
Nëse në produktet që ne konsiderojmë të shëndetshme lexojmë ndonje emulsifikues më mirë mos i blini. Emulsifikuesit e zakonshëm përfshijnë lecitinë soje, sukralozë, çamçakëz xanthan, karragjenan, maltodekstrinë dhe polisorbat.
Një studim i vitit 2022 deklaroi: “Ndryshimet në mikrobiomën e zorrëve luajnë një rol të madh në përparimin dhe zhvillimin e kancerit kolorektal”.
Prandaj kini kujdes kur blini ushqime që në fakt deklarohen të shëndetshme por në brendësi mund të ‘vrasin’ mikrobiomën tuaj që ruan zorrën dhe e mban të shëndetshme. SHIKO.NEWS