Pritet qe keto jane ditet me te nxehta te veres ne vendin tone. Metereologet kane thene qe diten e premte temperaturat do te shkojne 42 grade.
Por mjeket bejn paralajmerim qe duhet te keni kujdes.
Mjekja pediatre Sonila Brati ka thene se :“Një nga problematikat më të mëdha që haset është goditja nga të nxehtit, është problematikë e rëndë që çon deri në humbje të koshiencës. Nëse fëmija ekspozohet në orët e pikut, bën temperaturë të lartë”.
“Kondicioneri duhet te jetë 5 ose 6 gradë më ulët se temperatura e jashtme pasi problematika që shfaqet në shëndet është e lartë”, shprehet mjekja.
Mjekët këshillojnë që veçanërisht fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë të evitojnë daljet në orët e pikut, ndërsa të gjithë duhet të përdorim sa më shumë lëngje, veshje të lehta dhe ushqime të freskëta për të pasur një shëndet sa më të mirë në ditët e nxehta.