Silva Bino, shefja e epidemiologjisë së ISHP-së pranon se rastet e të infektuarve me koronavirus në vendin tonë janë vënë re që në muajin shkurt.
Sipas saj, “më 28 shkurt janë shfaqur shenjat e para klinike duke filluar keshtu qarkullimi i sëmundjes, por jo intensiv. Që në fund të janarit ne kemi filluar gjurmimin epidemiologjik të gjitha formave të rënda. Pavarësisht se është një virus i paparashikueshëm. Gjithsesi nëse thyhen rregullat që duhen zbatuar për parandalimin e COVID-19, duhet ndërhyrë menjëherë, pasi një pakujdesi e vogël të rrezikon, tha ajo”
Bino kur u pyet per moshen mesatare te personave qe kane nderruar jete tha se ishte rreth 65 vjec por perqindja me e madhe e tyre eshte vene re se jane mbi 70 vjec.
Ndersa ne lidhje me pikun, ajo tha qe sigurisht e patem. Ne fillim sipas saj i kemi pasur rastet sporadike ne fund te Shkurtit me shenjat e para klinike jo shume intensive. Por duhet te themi se i kemi pasur testet e pergatitur ne fund te Janarit pasi Kina ua shperndau botes sekuecen.
Doktoresha tregoi edhe per testin e perfolur te imunoglobines per te cilin tha se ende nuk ka teste specifike megjithese edhe ata bazohen ne Akademine Amerikane te Shkencave ku testet jane ne vleresim.
“Kalimi i infeksionit nuk e bën personin imun. Akoma nuk kemi teste të përcaktuara. Në shumë sëmundje virale për të vënë diagnozën ndërtohet kombinimi i testeve diagnostike. Nuk është pasaportë imuniteti, duhet në fillim të vlerësohen dhe më pas do të shikohet personeli ka kaluar infeksion apo jo.”-tha ajo.
Por per te gjithe specialistet kjo eshte nje semundje qe nuk mund te parashikohet dhe ndaj ajo thote se Virusi ka mendjen e tij, sado qe te mundohen ta kuptojne dhe ta masin. Ne varesi te projeksioneve matematike dhe modelit qe jane duke ndjekur, ata shkojne pas modelit qe tregoj se sa me e larte vdekshmeria e semundjes aq me shpejt ka gjasa te zhduket heret.
Virusi mund të qarkullojë në mënyrë më të ulët gjatë verës, por gjithnjë duhen respektuar masat e distancimit social.
Megjithate pyetjes se si do ti bëjmë ballë virusit nëse imunitetin e tufës e kemi shumë të ulët, Bino iu pergjigj se duhet të shohim se si do të sillet virusi gjatë kësaj kohe dhe të përpiqemi të ruajmë sjelljen.
“Asimptomatikët krijojnë imunitet në popullatë, besoj do të dalin teste për të parë edhe imunitetin e popullatës, por duhet të tregohemi të kujdesshëm.”- tha ajo