Mjekja e mbijetuar nga kanceri i zorrëve tregon çfarë ha për të përmirësuar shëndetin e zorrëve

Dr Anisha Patel, 44, mjeke e përgjithshme, autore e disa artikujve dhe e mbijetuar e kancerit të zorrëve tregon se si përshtatet me ushqimet ushqyese tani pasi jeta e saj ndryshoj nga kanceri i zorres. Ajo tregon nje dite se si ushqehet per nje zorre te shendetshme.

Zgjimi
Alarmi im bie në orën 6.30 të mëngjesit çdo ditë. Dita ime nis me ushtrime pak vrap ose nje shetitje.

Pija e parë: 0 kalori
Unë kam një gotë ujë në komodinën time dhe gjëja e parë qe bej pasi zgjohen pi ujë. Gjatë ditës, do të pi të paktën dy litra lëngje, kryesisht ujë rubineti, por më pëlqen gjithashtu edhe uji i gazuar – dhe filxhani i çajit bimor.

Koha e kafesë: 120 kalori
Rreth gjysmë ore më vonë, do të pi kafen time të parë të ditës pa sheqer. Dhe me pas qumësht me tërshërë (120 kalori).

Pasi iu nënshtrova një operacioni për kancerin e zorrëve , e kam parë të dobishme të ha vaktet e mia brenda një kohe të ngushtë, pasi është më mirë që zorrët të pushojnë. Unë ha mëngjes nga ora 08:00 deri në 9:00, pasi jam kthyer nga vrapimi, noti ose stërvitjet me pesha.

Nëse jam duke punuar, zgjedh vezët e ziera të cilat janë mëngjesi më i mirë i transportueshëm dhe janë të shkëlqyera nëse nuk keni kohë. I ziej një natë më parë dhe marr dy prej tyre (150 kalori) me pas me bajamet lajthit arrat apo dhe arra braziliane. Është një opsion i balancuar që më mban të ngopur.

Nëse do të ha mëngjes në shtëpi, do të bëj tërshërë gjatë natës me qumësht bajame dhe chia, luledielli dhe fara kungulli, të mbushura me mjaltë ose pak gjalpë kikiriku dhe fruta të freskëta ose të ngrira.

Unë ha drekë midis orës 12:30 dhe 13:30 në dhomën e stafit ose në tavolinën time me pas perdor thjerrëza ose qiqra te ziera me çdo gjë tjetër që kemi në shtëpi – domate, kastravec, shegë, vaj ulliri ekstra të virgjër, gjizë etj. Jane shume te mira me polifenole dhe antioksidantë.

Gjithashtu perdor drithëra, fruta, barishte, erëza dhe arra, që është mënyra më e mirë për të ushqyer mikrobiomën tuaj të zorrëve dhe për të mbështetur shëndetin tonë mendor dhe fizik. .

Nëse kam kohë, do të bëj një shëtitje 10-minutëshe në drekë për pak ajër të pastër ne park apo ne natyre.

Unë gjithmonë marr disa fruta në orën 16:00. Unë jam një adhurues i madh i kivit. Ato janë të shkëlqyera për shëndetin e zorrëve pasi kanë një përzierje fibrash të tretshme dhe të patretshme. Kështu që unë do të marr disa nga ato (68 kalori) dhe diçka tjetër, si një portokall, rrush ose mango të thatë (41 kalori).

Shpesh jam shumë i uritur sapo kthehem në shtëpi, kështu që synoj të ha darkë me fëmijët në orën 17:30,

Sonte, bera perime te ziera me qepe kërpudhat dhe brokolin për darkë (617 kalori).Gjithashtu perdor ushqim me proteina si pulë, gjeldeti, peshk, mish të kuq (vetëm një herë në javë).

Me pas ha vetem nje katror çokollatës së zezë, që është deri në orën 19:00 dhe ne oren 21:00 behem gati per gjumë.

Ndaj te ushqehesh shendneshem duhet nje perkushtim dhe kujdes. SHIKO.NEWS