Dr. Faton Sermaxhaj është specialist i onkologjisë në Institutin e Onkologjisë në QKUK.
Ai ka kryer Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 2005, ndërsa ka specializuar në onkologji në vitin 2012. Aktualisht është në përfundim të studimeve të doktoratës në Fakultetin e Mjekësisë, Universitetin e Zagrebit (Kroaci).
Sermaxhaj është i angazhuar si mjek specialist në Klinikën e Onkologjisë dhe si asistent në lëndën e Onkologjisë Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë. Më poshtë mund të lexoni një intervistë me mjekun në kuadër të rubrikës “Mjeku i Javës” në Gazetën Shneta, për sëmundjet e kancerit, veçanërisht për atë të mushkërive si patologjia që merr më së shumti jetë.
Sa raste të reja me sëmundje të kancerit janë regjistruar këtë vit dhe cilat lloje?
Deri në muajin Nëntor të këtij viti, në Klinikën e Onkologjisë janë evidentuar gjithsejtë 1511 raste të reja ma kancer. Me numrin më të madh të rasteve të reja prin karcinoma e gjirit me 383 raste, Karcinoma e mushkërisë me 191 raste, pastaj karcinomat e traktit gastrointestinal me 350 raste, karcinomat e traktit urogjenital dhe ato gjinekologjike me 380 raste si dhe karcinomat e kokës dhe qafës, indeve të buta, të sistemit nervor qëndror dhe të tjera, me 207 raste.
Si trajtohen rastet me kancer në Onkologji? A bëhet trajtimi përmes udhërrëfyesve dhe protokolleve? Cilat janë sfidat por edhe të arriturat e onkologjisë në Kosovë?
Pacientët të cilët janë të diagnostikuar më cfarëdo lloj karcinome dhe që vijn për herë të parë në Klinikën e Onkologjisë, fillimisht vizitohen nga ana e konziliumit mjekësorë të përbërë nga onkologët dhe specialistët e lëmive relevante (varësisht nga lloji i tumorit) dhe me këtë rast vendoset plani i trajtimit të mëtutjeshëm të pacientit.
Pacientët të cilët tashmë janë të operuar vlerësohen për nevojën e trajtimit të mëtutjeshëm me terapi adjuvante (kimioterapi, radioterapi, imunoterapi, terapi endokrine, terapi e cakut), ndërsa pacientët të cilët nuk janë të operuar udhëzohen për intervenim kirurgjik ose trajtim neoadjuvant, varësisht nga indikacionet dhe kjo gjithëmonë duke u bazuar në udhëzuesit dhe protokolet bashkëkohore të cilat përdoren në gjithë botën.gazetashneta