“Faktori i parë i mbytjeve është moti dhe mosditja e notit. Tjetër faktor janë kushtet shëndetësore, sidomos ato të zemrës, akute. Njëkohësisht edhe ekipet e shpëtimit duhet të jenë prezent”, shprehet Gazmir Demiri, mjek i urgjencës spitalore Durrës.
Përveç dallgëve e mosditjes së notit, mjekja e urgjencës së Durrësit, Nensi Sulstarova ka dhe një apel për pushuesit e grupmoshave të ndryshme.
“Për ne si mjekë është e rëndësishme që moshat e mesme dhe të treta, veçanërisht ata të seksit mashkull, duhet të jenë të kujdesshëm në oraret e drekës dhe në temperaturat e larta. Gastroenteritet shkaktojnë kolapse të enëve të gjakut, hipotension dhe cenim të parametrave vital. Te mbytjet, shkaktarë të tjerë mund të jenë ataku epileptic, ai kardiak. Te rinjt te mos pine birra.
Në shumicën e rasteve, mbytjet janë regjistruar në det me dallgë, në kushtet kur në plazhe mungojnë elementët e detyrueshëm të sigurisë.
“Sigurisht që duhen rojet, pasi jo të gjithë janë të mësuar me detin, me notin. I bëj thirrje organeve kompetente që ta mendojnë edhe këtë gjë”, thotë një pushuese.
Pushteti vendor nuk ka marrë asnjë masë për sigurinë në plazhe, në zbatim të një VKM-je të vitit të kaluar qe ua kalon atij kompetencat, ndërsa mjekët e Urgjencës bëjnë të ditur se në të gjithë plazhet e Durrësit funksionojnë vetëm tre ekipe shëndetësore, një në sektorin “Hekurudha”, një në Gjirin e Lalzit dhe një ekipi në lëvizje i shërbimit të urgjencës së spitalit rajonal të Durrësit./