Edhe një fëmijë i vogël e di se ngrënia e fasuleve dhe një pije gazuar nga pas mund të shndërrohet në një mini-Hiroshima për organizmin, por ndodh që të rritur të bëjnë disa gabime të mëdha kur bëhet fjalë për kombiminin e ushqimeve. Sipas mjekëve nutricionistë, përzierjet që kemi konsideruar më të mirat rezultojnë më të dëmshmet për shëndetin. Hapini sytë mirë dhe zbuloni cilat janë katër kombinimet më të pashnëndetshme për organizmin:
Me siguri keni fërkuar sytë sepse kombinimi domate+kastravec është kombinimi klasik i sallatës së fshatit që e pëlqeni aq shumë. Por, mjekët nutricionistë janë të mendimit se këta dy përbërës nuk duhen kombinuar së bashku në sallatë pasi kanë kohë të ndryshme tretjeje. Kur përzihet një ushqim që shpërbëhet më shpejt me një tjetër që kërkon shumë kohë për t’u tretur do të thotë që ky i fundit do të fermentohet. Gjatë kësaj kohe për shkak të procesit të fermentimit trupi juaj do të përjetojë gazra dhe fryrje dhe mund të keni probleme intestinale.
Pasi fërkuat sytë kur patë domate dhe kastravec, mendoj se duhet t’i hidhni ujë fytyrës pasi kombinimi mish-patate është ai që na gëzon të gjitha shqisat në çdo kohë, por mjekët thonë të kundërtën. Sipas tyre niseshteja që gjendet tek patatja lëshon lëngje alkaline, kurse proteinat e mishit sekretojnë lëngje acidike. Si rrjedhojë përzierja e këtyre dy ushqimeve shkakton fryrje, gromësima, gazra dhe probleme me tretjen.
Kombinimi i ananasit me produket e bulmetit nuk është aspak ide e mirë, madje mjekët rekomandojnë të mos e provoni kurrë pasi ananasi përmban bromelinë, një komepleks enzimash që i kombinuar me enizamt e bulmetit mund të shkaktojë helmim.
Kur nuk keni kohë, një sanduiç i shpejtë dhe një kafe nga pas është zgjidhja më e shpejtë dhe praktike. zakonshme. Por, sipas studimeve karbohidratet e thjeshta të bukës pengojnë trejten e duhur të kalciumit që gjendet tek djathi. Kombinuar dhe me kafeinë, nuk është aspak e shëndetshme.living