Artriti reumatoid është një sëmundje e rëndë inflamatore, e karakterizuar nga dobësimi i nyjeve dhe indeve lidhore të kockave që prek gati 1% të popullsisë në botë. Mund të shfaqet në çdo moshë, edhe pse të dhënat e ndryshme kanë treguar se targetgrupi më i rrezikuar i përket moshës 20-50 vjeç. Një fakt interesant është që femrat rrezikojnë tre herë më shumë sesa meshkujt të shfaqin artrit reumatoid. Kjo sëmundje e rëndë autoimune shkakton deormim të dukshëm të kockave siç duket në foto, ndjenjën e vazhdueshme të ngurtësisë dhe kufizon aftësinë për të lëvizur. Në artikullin e sotëm, ju njohim me 3 ushqimet që duhen konsumuar çdo ditë për të luftuar inflamacionin e artritit reumatoid.
1.Frutat e pyllit :Frutat e pyllit si luleshtrydhet, qershitë, boronicat dhe manaferrat janë ndër ushqimet që duhet të jenë gjithmonë pjesë e regjimit ushqimor të personave që vuajnë nga artriti reumatoid. Këto fruta janë të pasura me antioksidantë, përbërës me veti antiinflamatorë dhe karotenoidë që rrisin sintezën e kolagjenit në mënyrë natyrale dhe i bëjnë tendinat më të forta .
2.Drithërat integrale: Edhe drithërat integrale nuk duhet të mungojnë kurrë në tryezën tuaj nëse vuani ose keni në familje një person që ka probleme me artritin reumatoid. Janë të pasura me komplekse karbohidratesh, fibra të tretshme në ujë dhe selen, këta përbërës eleminojnë toksinat nga organizmi dhe luftojnë inflamacionin e kockave.
3.Farat e lirit: Acidet yndyrore Omega3 dhe vitamina E që gjenden tek farat e lirit janë ndër mjekimet më të mira natyrale me veti antiinflamatore që luftojnë pezmatimin e nyjeve. Përmirësojnë aftësinë e trupit për të përthithur lëngjet e ndryshme duke siguruar në këtë mënyrë lubrifikimin e duhur të kockave.