Temperaturat e larta kanë shtuar fluksin e pacientëve në shërbimin e kardiologjisë në Elbasan.
Deri në 30 persona në 24 orë paraqëiten në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të problemeve me zemrën.
Sipas mjekut kardiolog grupmoshat mbi 50-vjeç janë ata të cilët po hasin më tepër vështirësi në përballimin e të nxehtit.
E rrezikshme në këtë periudhë të nxehti janë frekuentimi i plazheve për të sëmurët kardiakë, ku janë regjistruar edhe raste fatale të pushuesve që kanë pësuar infarkt në ujë. Mjeku apelon për kujdes të shtuar.
Gjatë 3 viteve të fundit vërehet një rritje e personave që vuajnë nga probleme të ndryshme kardiake dhe kjo sipas ekspertëve lidhet edhe me pasojat që virusi Covid-19 la tek shumë prej atyre që preku.
Mjekët apelojnë që gjatë këtyre ditëve kur temperaturat do jenë të larta qytetarët të shmangin daljet si dhe të tregohen të kujdesshëm me dietën ushqimore, duke konsumuar sa më shumë lëngje.