Mjekësia shqiptare në Zi. Oda e Infermierëve të Kosovës ka bërë me dije se COVID i ka marrë jetën infermieres 31-vjeçare nga Drenasi, Doruntina Thaçi-Morina.
Njoftimi i plotë i Odës së Infermierëve:
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të infermieres Doruntina Thaqi-Morina, nga Drenasi e cila vdiq në moshën 31 vjeçare.
Humbja e jetes e parakohshme e Doruntina Thaqi – Morina ka prekur gjithë komunitetin, familjen dhe miqtë, andaj ajo do të kujtohet si një person me vyrtyte të larta njerëzore.
Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehi ngushëllimet më të thella.