“Mish qingji me pilaf”, receta e Renatos qe do ju ndryshojë si të gatuani pilafin

Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli u vjen në ndihmë të gjitha amvisave me rastin e festave të fundvitit, se si mund të gatuajnë Mish qengji me pilaf.

Lexoni recetën e mëposhtme:

Mish qengji me pilaf.

Përbërësit.

500 gr mish qengji.

2 gota uji oriz për pilaf.

Gjysmë karote.

2 gjethe dafine.

1 kërcell rozmarine.

Kripë.

Piper.

Pak vaj ulliri.

Presim mishin në kube të mëdha ose në 4 racione. E vendosim të ziejë në një tenxhere së bashku me rozmarinën dafinën dhe hudhrat. I lëmë të ziejnë derisa mishi të zbutet. Heqim mishin nga lëngu dhe e lëmë në një tigan derisa të marrë ngjyrë dhe e largojmë. Në tiganin ku kemi lënë mishin skuqim për pak edhe orizin. Më pas bashkojmë mishin dhe orizin në një tenxhere dhe i lëmë në zjarr të ulët për disa minuta.