Si shumë artistë dhe personazhë të tjerë publikë edhe këngëtarja Miriam Cani ka rënë pre e një sulmi kibernetik.
Ka qenë Albani, partneri i saj, ai i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se llogaria e Miriamit është hakur.
Sipas tij, të gjitha përmbajtjet në faqen e saj po i postojnë hacker-at, megjithatë këngëtari bën me dije se po punojnë që të rimarrin sa më shpejt që të jetë e mundur rrjetin e tyre social.
“Te dashur miq, dua t’ju bejme me dije qe faqja zyrtare e Facebook-ut te Miriamit prej disa ditesh tashme eshte marr nga disa “hackers” ne menyre te paligjshme. Ju kerkojme ndjese per postimet e shpeshta dhe pa asnje lidhje me Miriamin. Jemi duke punuar qe shume shpejt faqja ti rikthehet Miriamit. Faleminderit per durimin dhe mirekuptimin,” shkruan ai.