OpenAI prezantoi “ChatGPT”, prototipin e parë të chatbot me inteligjencë artificiale (AI) që ka tërhequr interesimin e publikut. Pjesë e këtij revolucioni në teknologji është edhe inxhinieria shqiptare që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mira Murati. Kjo e fundit më parë ishte zëvendëspresidente e produkteve dhe inxhinierisë për Leap Motion. Ajo iu bashkua “OpenAI” në vitin 2018 dhe aktualisht është Shefe e Teknologjisë në këtë kompani që po rrezikon edhe vetë motorin më të madh të kërkimit në internet – Google.
Murati tashmë ka dhënë disa intervista për media televizive dhe të shkruara teksa ka zbërthyer ChatGPT, ose modelet e transformatorëve gjenerues të bazuara në bisedë është një lloj inteligjence artificiale që lejon përdoruesit të ndërveprojnë me një asistent virtual duke përdorur gjuhën natyrore.
“Kjo na lejon të arrijmë në pikën ku modeli mund të ndërveprojë me ju dhe të pranojë kur është gabim”, tha Mira Murati, shkruan “New York Times”.
Ajo deklaroi gjithashtu se “ChatGPT mund të refuzojë diçka që është e papërshtatshme dhe mund të sfidojë një pyetje ose një premisë që është e pasaktë.
Në industrinë e softuerit, Murati thuhet se ka 46,114 kolegë në 3,210 kompani të vendosura në 66 vende të botës.
OpenAI është mes shumë kompanive, laboratorëve akademikë dhe studiuesve të pavarur që punojnë për të ndërtuar chat robotë më të avancuar. Këto sisteme nuk mund të bisedojnë saktësisht si një njeri, por shpesh duket sikurse po. Ata gjithashtu mund të marrin dhe ripaketojnë informacionin me një shpejtësi që njerëzit nuk mundën kurrë. Ata mund të mendohen si asistentë dixhitalë – si Siri ose Alexa – që janë më të mirë në kuptimin e asaj që kërkoni dhe t’jua japin.
Muaj më parë, Murati ishte e ftuar në një ndër emisionet televizive më të shikuara amerikane, “The Daily Show” të Trevor Noah, ku ka folur për sistemin DALL-E 2. Kjo teknologji krijon imazhe përmes një përshkrimi apo teksti të caktuar.
“Është një imazh origjinal që nuk është parë më herët. Ne kemi krijuar imazhe që nga fillimi, dhe ne thjesht morëm një pjesë të madhe të këtij imazhi dhe i kemi ushqyer me këtë sistem AI. Dhe mëson këtë lidhje midis përshkrimit të imazhit dhe vetë imazhit, i mëson këto modele dhe përfundimisht gjeneron imazhe që janë origjinale dhe nuk ishin kopje që mund të jenë parë më herët”, ka thënë ajo.
Ndërsa për gazetën tjetër prestigjioze amerikane, “Washington Post”, inxhinieria ka thënë se ChatGPT mund t’iu përgjigjet pyetjeve dhe t’ju sfidojë juve.
“Mund t’ju tregojë nëse nuk e kupton një pyetje ose mund të pranojë kur po bën një gabim, ose mund t’iu sfidojë juve nëse e gjen se përgjigja është e pasaktë. Ju merrni diçka të gabuar, nuk shpërbleheni për të. Nëse ju merrni diçka të drejtë, ju shpërbleheni për të. Kështu që ju përshtateni për të bërë më shumë gjënë e duhur”.
Theksojmë se shqiptarja ka udhëhequr edhe projektimin, zhvillimin dhe lancimin e produkteve të automjeteve në Tesla Motors duke përfshirë Model X, si dhe programe inovative në hapësirën ajrore. Ajo ka një kryer studimet në inxhinieri në “Thayer School of Engineering” në Dartmouth të New Hampshire, SHBA./Burimi “Katror Info”