Në edicionin e parë të Big Brother VIP nuk pati vetëm miqësi të reja, që u formuan brenda shtëpisë.
Ka dhe nga ata personazhe, që edhe pse ishin miq jashtë, brenda shtëpisë, duket se nuk e kanë gjetur gjuhën e duhur të komunikimit.
I tillë është edhe rasti i Arjolës dhe Meridianit, të cilët edhe pse e konsideronin njëri-tjetrin miq shumë të mirë, brenda shtëpisë nuk e kanë treguar këtë.
Kjo u konfirmua edhe sot nga Arjola, e cila tha se Meridiani brenda shtëpisë i shmangej, e madje në një moment e përqeshi atë, duke e imituar, që i shkonte nga pas Beniadës.
“Më është dukur shumë e çuditshme, një marrëdhënie e konsoliduar atje jashtë, me telefonata të gjata, me dreka e darka, miq të përbashkët, një marrëdhënie që ishte gropë, normalisht që nuk po e kuptojas situatën, po mendoja se isha lojtare gropë atje jashtë.
Unë u kam shprehur afrimitetin, dhe i kam ruajtur shumë, shihja një Meridian, që thoshte Beniadë, Beniadë, Beniadë. Ti po, ti po, ti po… shkoja u ulesha afër spostohej me lezet, me diplomaci. Të zhgënjehen njerëzit ça të bëj unë”, tha Arjola në Fun Club.
Kaq ka mjaftuar që të vinte dhe reagimi i Meridianit, i cili ka paralajmëruar se do të hapte një kuti pandore të dytë.
“Jo vetëm blloku por edhe Atdheu ynë i dashur është shumë i vogël… Nqs 5 muaj pa kontakt përkthehen në telefonata të gjata apo afrimi im miqësor me dikë që më respekton dhe vlerëson më shumë se një ‘mik’ interpretohet me disa sperdredhje ironike, ju them që nëse e hapa njëherë kutinë e Pandorës, nuk e kam aspak problem ta hap një herë të dytë. (Jam i rrethuar nga idiotë-thuhet në diçiturën e fotos)”, thuhej në postimin e Meridianit në Instastory.
E pra miq, kujdes me miqësitë që ndërtoni, pasi shumë shpejt, mund tju dalin në shesh gjëra që nuk do të donit./noa.al