Pasi numri i infektuarve po rritet cdo dite masa te reja jane marre nga Ministria e Shendetesis.
VENDIMI I QEVERISË: Maskat ose barrierat mbrojtëse prej tekstili bëhen të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.
Ja se si shprehet Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë.
“Nëpërmjet vendimit të sotëm të qeverisë, detyrimi për përdorimin e maskave, do të jetë detyrim për cdo qytetar në cdo ambient të mbyllur publik, administratë, transport publik, dyqane, markete, shkallë pallatesh, ashensorë, qendra tregtare etj”, tha Manastirliu teksa theksoi se në rast të mosrespektimit, policia do penalizojë me gjobë shkelësit.
Duhet te jemi vigjilent dhe te ruajm veten dhe familjet tona.