Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dalë pak më parë me një njoftim ku ka bërë me dije se është takuar sot me ekipin e ri mjekësor nga Turqia dhe i janë bashkuar stafit shqiptaro-turk në Spitalin Memorial të Fierit.
Postimi i Manastirliut
Shumë e kënaqur që takova ekipin e ri mjekësor dhe infermieror të ardhur nga Turqia, që sapo i janë bashkuar super stafit shqiptaro-turk në Spitalin Memorial të Fierit, ku po zgjerohen shërbimet me standarde bashkëkohore për qytetarët e rajonit të jugut
Është hapur rishtazi reparti i ORL, me mjekë turq dhe shqiptarë, po bëhen përgatitjet e fundit për shërbimin e pneumologjisë, atë të infektivit dhe së shpejti do të jetë gati kabineti modern i angiografisë, për realizimin e procedurave kardiake me aparatura të teknologjisë së lartë dhe staf super të kualifikuar.
#MëEMiraËshtëPërpara