Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme ka bere me dije se eshte shtyre ndalimi i hyrjes se shtetasve shqiptare deri ne 30 shtator.
Ja njoftimi i plote e i Ministrise se cfare thuhet:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se është shtyrë deri më datën 30 shtator 2020 ndalimi i hyrjes së shtetasve shqiptarë drejt Greqisë. Gjithashtu, në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës do të vijojnë të lejohen të kalojnë përkatësisht 750 shtetas në Kakavijë dhe 300 shtetas në Kapshticë.🟢Ndërkohë që lejohen të kalojnë vetëm shtetasit grekë dhe ata shqiptarë me leje qëndrimi në Greqi, si dhe shtetasit shqiptarë që janë me punë sezonale në Greqi.
Të gjithë personat që kalojnë duhet të kenë plotësuar formularin PLF, jo me vonë se 24 orë nga dita e udhëtimit, dhe të jenë të pajisur me testin negativ për Covid-19, jo më herët se 72 orë para hyrjes në kufi.Të gjithë personat që kalojnë në pikat kufitare dhe aeroportin Elefterios Venizelos duhet të qëndrojnë në karantinë 7-ditore në banesat e tyre.