Ministri i Punëve të Brendshme Gent Cakaj, ka treguar diten e sotme formimin e grupit negociator për bisedimet e aderimit në BE është ngritur. Ai njoftoin me anë të një postimi në rrjetet sociale qe grupi është i përbërë nga një skuadër e rrallë profesionistësh, të të gjitha fushave.
Cakaj sqaron më tej se grupi negociator, do të kryejë detyrën e lartë, për të zhvilluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ministri shprehet besimplotë se ky grup gëzon profesionalizmin e nevojshëm e integritetin e duhur, për ta udhëhequr këtë proces te rendesishem!
Statusi i tij publik:
Një lajm i mirë më shumë për Shqipërinë…
Ne tashmë kemi ngritur grupin negociator të Shqipërisë, përgjegjës për zhvillimin e bisedave të aderimit në Bashkimin Evropian!
Grupi negociator, i përbërë nga një skuadër e rrallë profesionistësh të të gjitha fushave, do të kryejë detyrën e lartë për të zhvilluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.