Mimomat, tumoret që prekin 1 në 4 femra: shenjat dhe shkaktarët e shfaqjes

Mimomat jane tumore që rriten në brendësi të murit të mitrës. Në të gjitha rastet e shfaqjes kemi të bëjmë me tumore beninje që do të thotë se nuk janë kancerogjene. Dimensionet e këtyre tumoreve variojnë nga 1-15 cm. Mimomi është tumor më i shpeshtë tek organi gjenital femëror, 10-40% e femrave preken nga ky tumor. Tumori haset më së shpeshti tek femrat e moshës 30-50 vjeç dhe tek ato që skanë lindur fëmijë, por nuk përjashtohen rastet e tjera megjithëse janë të rralla.

Simptomat kryesore të mimomave janë :
• Hemorragji e shtuar gjatë mensturacioneve
• Mensturacione që zgjasin shumë ditë
• Dhimbje në pjesën e fundit të barkut
• Urinim i shpeshtë
• Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
• Komplikaciaone gjatë shtatzanisë, abort ose lindje të parakohshme
• Fryrje në pjesën e fundme të barkut
• inferitlitet

Mimomat zakonisht rriten në murin e mitrës, por ka raste që mimomat rriten në brendësi të murit të mitrës (mimomat intramurale) ose në anën e jashtme të mitrës (mimomat subsezonale). Ato shfaqen në mënyrë të pakuptueshme dhe nuk dihet shkaktari kryesor i tyre, ashtu si në të gjitha sëmundjet tumoriale. Por disa nga faktorët që ndikojnë në shfaqjen e këtyre tumoreve janë:
• Rritja e nivelit të estrogjenit dhe progresteronit.
• Obeziteti

Sipas një studimi të publikuar nga ACOG (Kongresi Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve), gratë të cilat janë mbi peshë janë 2-3 herë më të rrezikuara për t’u prekur nga këto tumore beninje. Kini kujdes me ushqimin, pasi ushqimet të caktuara si mishi i vicit rrisijn rrezikun për t’u shfaqur mimomat.

Living