Mevlani dhe Ledjana i kanë dhënë fund lidhjes, qMe pas festës së konkurrentëve të “Përputhen”. Mevlani u shfaq shumë i afërt me Antonelën, duke kënduar e kërcyer. Si rrjedhojë, Ledjana e bllokoi në çdo rrjet social.
Opinionisti Arjan Konomi mban anën e saj në këtë histori, të paktën kështu ka lënë të kuptohet nga një koment në foton e fundit të ish-konkurrentes.
“Ti meriton shumë më tepër se një këngë”, i ka shkruar Konomi, referuar Mevlanit, i cili i ka kushtuar këngën me emrin e saj.
“Unë e vlerësoj, sidomos e thënë nga ty Arjan. Jam bërë për ca këshilla këto ditë”, i është përgjigjur Ledjana.