Nëse nuk keni edhe aq kohë por duhet të vishni rroba të hekurosura e pastruara mirë, atëherë ekziston një truk i thjeshtë që, për pak minuta, mund ta përfundoni këtë proces.
Më e mira e këtij truku është se nuk kushton asnjë cent.
Thjesht duke vendosur 2-3 kuba akulli në tharëse të rrobave dhe duke e vendosur atë në temperaturë të lartë, rrudhat në rroba largohen.
Persona të panumërt në internet e kanë testuar këtë metodë të pazakontë, ndërkaq rezultatet kanë qenë impresionuese.
Magjia ndodh kur akulli shkrihet nga nxehtësia e makinës dhe shndërrohet në ujë e pastaj në avull, duke e kryer të njëjtën punë që do ta kishte kryer edhe hekuri.
Në esencë, tharësja e rrobave i avullos rrobat në atë mënyrë që ato të mos jenë të rrudhosura.