Vapa ka ardhur shumë herët këtë vit dhe fatmirësisht erdhi koha t’i fikim kondicionertët, për pak ditë.
Që nga dita e sotme, moti pritet të jetë i freskët krahasuar me të paktën dy javët e fundit që kaluam. Reshje presim gjatë pjesës së dytë të ditës.
Rebeshe afatshkurtra në veri dhe pjesëerisht në zonat qëndrore, shumë më pak në jug të vendit.
Temperaturat nga 11-31°C. Era do të jetë me shpejtësi mbi mesataren kryesisht në vijën bregdetare, por edhe në zonat kodrinore. Ndërkohë në det të hapur era do të jetë e fortë dhe me drejtim jugor gjatë gjithë ditës së sotme.
Edhe për tre ditët në vijim mbetemi në kushtet e motit të paqëndrueshëm, deri ditën e shtunë.
Kryesisht dita e enjte dhe e premte do të kenë rebeshe afatshkurtra në pjesën më të konsiderueshme të territorit shqiptar. Dita e shtunë pritet të ketë reshje kryesisht në skajin veri-lindje, por edhe në jug-lindje të trritorit.
Termometri zbret nga e enjta në të shtunë gradualisht. Mëngjesi do të shënojë deri në 8 gradë celcius në zonat e thella malore ndërsa maksimumi pritet që nesër të zbres në 28°C. Një rënie e termometrit e ndjeshme, shprehet meteorologia Tanja Porja.
26°C gjatë ditës së premte dhe nga e shtuna në vijimi fillon sërish të rriten gradualisht temperaturat dhe java qe vjen na gjen me temperatura te larta.