Pritet qe moti te jete me i fresktet keto dite te para te muajit shtator ne vendin tone dhe pritet te qe moti te jete me reshje shiu dhe ciklon.
Metereologet paralajmerojne nje ciklon qe pritet të arrijë në Shqipëri orët e hershme të mëngjesit të së premtës duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa temperaturat shënojnë ulje në tërë rajonin.
Rrebeshe shiu priten në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore edhe të enjtën pasdite, vende-vende intensive në orët e vonshme, ndërsa të premtën cikloni përfshinë edhe Shqipërinë duke shkaktuar edhe atje stuhi dhe rrebeshe kalimtare shiu.
Siç theksuam më lartë stuhitë pritet të jenë shumë të fuqishme dhe me reshje të rrëmbyeshme në Itali, ndërsa në viset tona priten po ashtu stuhi lokale, por jo të forta sikur në territorin italian.
Nga dita e premte temperaturat do te ulen gjate fundjaves dhe te rikthehen reshjet e shiut.