Teksa prej ditësh po përjetojmë temperatura të ulëta deri në nën 0, i ftohti polar duket se akoma nuk ka mbërritur.
Në një lidhje live për “News 24” sinoptikanja Lajda Porja tha se dita e premte do të shënojë edhe mbërritjen e këtij të ftohti polar me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta.
“Reshjet do të thoja se dita e premte nis me reshje shiu më pas pasdite të gjitha reshjet që do të bien në vend do të jenë në formën e dëborës. Reshjet do të zbresin në lartësitë e ulëta, atë të Shkodrës, Lezhës. “- tha ajo.
Ajo tha se kulmi i këtij të ftohti do të jetë dita e diele ku zonat në kufi me Malin e Zi do të arrijnë temperaturat deri -14 Gradë Celsius. Pas këtyre ngricave ajo tha se vendi jonë do të përfshihet nga një erë e fortë ndërsa për muajin janar u shpreh se do të mbyllet i thatë dhe pa reshje.