‘Ciklonet së shpejti mund të shkatë rrojnë Evropën”. Është ky para lajmërimi i fri kshëm i bërë nga meteoroligia Nadia Bloemendaal.
Ajo ka mbledhur të dhëna për motin ekstrem në rajonet e Amerikës Latine, Azisë, Afrikës dhe zbulon tendencat që mund të for mësojnë jetën në Evropë në 50 vitet e ardhshme.
Puna e Bloemendaal kombinon meteorologjinë, matematikën dhe fizikën për të prodhuar pamjen reale të ndryshimit të motit.
Bloemendaal ka zhvilluar sistemin e saj të paralajmërimit të hershëm të ciklonit për rajonet e Amerikës Latine, Azisë e Afrikës, ndërsa moti ekstrem në Evropë së fundmi mund të jetë një shenjë paralajmëruese e atyre gjërave që do të vijnë!
Në korrik përm bytjet goditën Gjermaninë dhe Belgjikën, duke vrarë të paktën 180 persona, por paralajmërimet e stuhisë i lejuan Holandës të shmangë viktimat. Këto stuhi ishin një sinjal i qartë se Evropa duhet të fillojë të përshtatet me motin ekstrem, duke krijuar “sisteme paralajmëruese të hershme dhe komunikim adekuat, që mund të shpëtojnë jetë”, thotë Bloemendaal.
Shikoni ndryshimet klimatike si lëndë djegës për ciklonet tropikale dhe nëse uji i detit arrin në një temperaturë prej 30 gradë Celcius kjo është një lloj ‘karburant cikloni’.
“Ndryshimi i klimës është lënda dj egëse për ciklonin tropikal. Nëse do të kemi ujë 30 gradë celsius është shumë ‘karburant’ për ciklonet tropikale që do të vazhdojnë të intesifikohen”, thotë Bloemendaal
Skenari do të përkeqësohet me rritjen e temperaturave dhe rritjen e nivelit të detit në jug. Efekti i kësaj mund të jenë temperaturat në rajonet veriore bregdetare që arrijnë deri në 27 gradë Celsius. Bazuar në shkencën që po sheh, Bloemendaal thotë se pjesë të botës që nuk shohin ciklone tropikale tani, mund t’i shohin ato në 30 deri në 50 vitet e ardhshme.
Ajo shton se ne tashmë po përjetojmë efektet e ndryshimit të klimës në Evropë, duke argumentuar se bazuar në të dhënat shkencore që ajo po sheh, bota ka vetëm disa vjet për të ndaluar përparimin e saj.
Pritet të godasë Mesdheun më 18 shtator, meteorologu grek tregon se çfarë është cikloni “Medicane” dhe a është i rrezikshëm | Gazeta DITA