Mëngjesin e ditës së sotme, Elbasani u zgjua me lajmin të ndarjes nga jeta të mësues Blerina Lamçja në moshën 40 vjeçare. Ky lajm u dha nga vetë ministrja e Arsimit , Evis Kushi e cila e publikoi këtë rast në faqen e saj të “facebook”-ut. Kushi përfitoi nga ky rast për të bërë një thirrje që të gjithë të ndërgjegjësoheshin dhe të mos neglizhonin vaksinimin në mënyrë që të ishin të mbrojtur nga virusi.
Por në fakt ajo çfarë ministrja nuk përmendi ishte fakti se mësuesja kishte qenë e vaksinuar. Burime të Fax Neës bëjnë me dije se e ndjera 40 vjeçare kishte marrë të dyja dozat e vaksinës dhe as kjo nuk ka mundur të shpëtojë jetën e saj dhe të fitojë betejën me virusin.
Postimi i Plotë nga ministrja Evis Kushi:
Të dashur miq,
Jam shumë e hidhëruar për ndarjen nga jeta të mësueses Blerina Lamçja (Hoxholli) në shkollën speciale “Zëra Jete” në Elbasan. Blerina e humbi betejën me Covid-19 në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas boshllek jo vetëm tek familja e saj, kolegët dhe miqtë që e kanë njohur nga afër, por edhe nxënësit e shkollës, për të cilët Blerina punonte me aq shumë përkushtim e dashuri.
Ky lajm duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve nga virusi është ende mes nesh, prandaj shërben si një apel i fortë që të mos i neglizhojmë për asnjë moment vaksinimin dhe respektimin e protokolleve shëndetësore.