72 vjeçarja Razie Stafa eshte nje grua qe del dhe shet fruta perime per 20 vite
Ajo ishte mësuese gjuhë-letërsie e ka nxjerrë shumë breza,por pensioni është i pakët për të përballuar jetesën dhe ka nje jete te veshtire.
Dhe martesa e saj nuk ka shkuar mire pasi kishin shume grindje me bashkeshortin.
Nënë Razia, rrëfeu jetën e saj si akademike dhe nostalgjinë që ka pasur me nxënësit, sidomos për një klasë, që e ka qenë për të më e preferuara.
Ajo tregoi se si kalon tani ditën, mes shitjes së frutave dhe xhirove në zonën e Liqenit, ku shpeshherë është e vetme, pasi thotë se shoqëria ka turp të qëndrojë me të. Si një ish-mësuese gjuhë letërsie, që ende lexon sistematikisht, ajo ka kritikë për intelektualët që dalin në ekran, që sipas saj, bëjnë gabime të theksuara gramatikore dhe leksike. Rrëfimin, e përmbylli me një mesazh për bashkëmoshatarët dhe të rinjtë e sotëm.