MEMALIAJ- Një ngjarje e rendë ka ndodhur në shkollën “Nimete Progonati” ku mesohet se tezja ka harrur mësueses pasi kjo e fundit ka bullizuar nxënësen e saj.
Nxënesja i ka thënë tezes së saj se mësuesja e ka bullizuar dhe kjo e fundit ka arrdhur dhe ka rrahur mësuesen.
Ja dhe njoftimi i policisë:
Dhunoi fizikisht një shtetase (mësuese), procedohet penalisht 41-vjeçarja. Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. K., 41 vjeçe, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.
Ditën e sotme, në ambientet e shkollës 9-vjeçare Memaliaj, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 41-vjeçarja (familjare e një nxënëseje) ka dhunuar fizikisht një mësuese në këtë shkollë. Materialet procedurale në ngarkim të shtetases S. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Foto ilustruese.