Nuk e kishte imagjinuar se do martohej me një mashkull. Por befas bie në dashuri me kolegun e saj 56-vjeçar. Aliyah Coleman, nga Cibolo, Teksas është njohur me Kenneth Coleman kur ajo filloi karrierën e saj si mësuese e shkollës së mesme në shtator 2020.
Ajo u tërhoq menjëherë nga babai i dy fëmijëve, diçka që ishte befasuese sepse më parë ajo ishte interesuar vetëm për gratë. Të dy, me profesion mësues nisën lidhjen e tyre në vitin 2020 dhe tani janë të martuar e të lumtur bashkë.
Aliyah tha: Familja dhe miqtë e mi nuk u cuditen nga diferenca në moshë.
Ajo shton se donte të martohej me Kenneth pavarësisht faktit se ai ishte martuar dy herë më parë: E dija që në fillim se doja të martohesha me të, diçka që nuk e kisha ndjerë kurrë më parë.
Ai është burri i parë me të cilin jam takuar ndonjëherë dhe jeta jonë është e mahnitshme. Mosha e tij nuk bën ndonjë ndryshim per ate.
Por Aliyah pranon se diferenca e moshës tridhjetëvjeçare i shkakton asaj njëfarë shqetësimi pasi ajo shqetësohet për shëndetin e Kenetit dhe të ardhmen e tyre.