Pasi mbaroi studimet Donald Dervishi vendos që të jap kontributin e tij tek fshati ku jetonte që gjendet në zonën e Therepeles në Skrapar.
Ai eshte mesues i gjuhes shqipe dhe kishte shume deshire qe ne fshatin qe ai jetonte te ngrinte nje shkolle dhe vendosi ta nderoje kete shkolle me nje kolegun e tij
Donaldi eshte shprehur se:”Isha kaq i emocionuar sepse po bëja diçka për ata fëmijë, duke i dhënë një të ardhme për t’u shkolluar” tha Donaldi gjatë intervistës. Ai së bashku me mikun e tij, kishin finalizuar kështu një ëndërr që tashmë u bë realitet, duke e bërë fshatin me shkollë.
Më pas, në vitin 2012, Donaldi u fut në radhët e forcave të armatosura shqiptare, për t’u futur pas kësaj përvoje në spektaklin “Big Brother Albania”. Teksa foli dhe për jetën e tij personale, Donaldi tregoi se është martuar me nje grua 15 vite më të madhe dhe se dashuria është e verbër në të gjitha kuptimet e fjalës.
”Kur u martova me time shoqe, nuk pas as moshën, as kombësinë, por zgjodha njeriun” tha Donaldi. ”Familjarët e mi kur e panë që ne e kishim shumë seriozisht, e pranuan këtë fakt dhe sot ne jemi prindër të një vajze të vogël” vazhdoi më pas ai.