Nevojiten:
– 5 vezë,
– 5 lugë sheqer,
– 5 lugë miell,
– 2 lugë kakao,
– 1 qese pluhur për ëmbëlsira,
– 500 ml qumësht.
Për shtojcë:
– 250 g sheqer
– 500 ml ujë,
– Sheqer vaniljeje.
Për fill:
– 500 ml qumësht,
– 5 lugë miell,
– 100 g sheqer,
– 1 sheqer vaniljeje.
Përgatitja:
1. Tundni 5 të bardhë të vezëve me 5 lugë sheqer, shtoni 5 të verdhë të vezëve, 5 lugë miell, 2 lugë kakao dhe pluhur për ëmbëlsira.
2. Lyeni tepsinë dhe piqeni koren në furrë. Në koren e pjekur qitni shurupin e zier nga 250 g sheqer, 500 ml ujë, 1 sheqer vaniljeje. Të nxehtën në të nxehtë dhe lëreni të ftohet në tepsi.
3. Filli: nga 0,5 l qumësht, 5 lugë miell, 100 g sheqer dhe sheqer vaniljeje zieni me kremin e bardhë. Kur të ftohet, shtoni 250 g gjalpë të përzier me 1 lugë sheqer pluhur. Fillin e bardhë qiteni mbi kore. Sipër fillit të bardhë qitni 3 shtanglla çokollate të shkrirë me pak gjalpë.