Mesohet data se kur do te nis ky vit i ri shkollor.
Data 16 shtator do të jetë dita e nisjes së vitit arsimor 2019-2020. Regjistrimi përfundimtar për klasat e para do të nisë më 2 shtator. Për të kryer regjistrimin në shkollat përkatëse prindërit duhet të bëjnë gati disa dokumente.
“Duhet çertifikatë personale për këtë asiston shkolla. Vërtetim i okulistit dhe vërtetim i ndjekjes së parashkollorit nëse e ka ndjekur një të tillë. Lista emërore që vjen gjithmonë dhe është në bashkëpunim i pushtetit vendor dhe MAS për nxënësit që janë të zonës, për ata që nuk janë të zonës duhet vërtetim nga njësia bashkiake”, – deklaroi Aida Hajdaraj, specialiste pranë Drejtorisë Arsimore.
Specialistja Hajdaraj thotë se në të njëjtën kohë fillon edhe regjistrimi në arsimin e mesëm.
“Duhet dëftesa e arsimit bazë, formulari i kurrikulës me zgjedhje në momentin që nuk e kanë asistuar dhe certifikatë personale”, – u shpreh ajo.
Por çdo vit janë të shumta dhe të pashmangshme kërkesat e prindërve për ti regjistruar fëmijët në shkollat pranë qendrës, aty ku ata mendojnë se cilësia e mësimdhënies është më e lartë. Hajdaraj shpjegon se regjistrimi duhet të kryhet vetëm në institucionet arsimore pranë vendbanimit.
Viti shkollor 2019-2020 për sistemin arsimor bazë dhe atë të mesëm do të nisë më 16 shtator.