Qeveria greke ka shtyrë deri në datën 15 qershor hapjen e kufijve me Shqipërinë dhe keto jane rregullat e reja.
Ky njoftimi i është dërguar të gjitha pikave kufitare me Shqipërinë dhe kjo date eshte e fundit.
Deri në datën 15 qershor do të lejohen të kalojnë kufirin drejt Shqipërisë vetëm shtetasit shqiptarë që ndodhen në Greqi për arsye turistike (90 ditë) ndaj duhet te keni kujdes.
Po kështu drejt Greqisë vetëm shtetasit grekë ose ata shqiptarë që kanë leje-qëndrimi në Greqi. Edhe punonjësit sezonalë do të lejohen të udhëtojnë drejt Greqisë, të cilët janë pajisur prej punëdhënësve të tyre me kontratë pune, e konvertuar në leje-qëndrim.
Kjo kategori do të udhëtojë vetëm në rastet në të cilat është aprovuar leja e posaçme e qëndrimit.