Ngjarja e Sibela Abedini ka shokuar te gjithe opinionin shqiptar se si e reja i dha fund jetes pasi i nxorren foto intime ne tik tok.
Polici ka zberthyer mesazhet qe Sibela Abedini ka biseduar me Altinin ku i kerkon qe ai te fshi foton qe jane hedhur ne tik tok.
Tek celulari i së ndjerës janë gjetur disa komunikime në Whatsapp, që rezulton të ketë komunikuar me një person dhe duke qenë se e ka orientuar tek një shok i tij se e ka publikuar foton, vajza i thotë të lutem duhet ta heqësh këtë foto se nuk mund të më shkatërrosh mua, nëse do mund të nxjerrësh foton e fëmijëve të tu dhe gruas tënde, sepse të nesërmen i thotë e ndjera do të shkojë në polici dhe do të denoncoj.
Ky mesazh i shokut duket se e ka tradhtuar Altin Çokun. Ai thotë se bëri shumë gabim që përmendi familjen time dhe i thotë se unë nuk jam personi që kam shpërndarë foton tënde. Ka një sërë komunikimesh që janë duke u parë me kujdes. Po të lexosh mesazhet janë drithëruese dhe janë dërguar disa orë para se t’i jepte fund jetës”.