Sinoptikania Adiola Bani ka bërë me dije se ditët në vijim moti do të jetë me temperature të larta ndërsa duke filluar nga 25 gushti dhe fillimi I shtatorit të të kemi dhe presencë të reshjeve të shiut.
“Temperaturat do të rriten ndjeshëm të dielën, duke shkuar në 38 gradë celcius. Deri në 25 gusht vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i nxehtë, temperaturat do të ulen pas mesjavës së ardhshme, me termometrin që do të shënojë 32 gradë celcius.
Dita e sotme paraqitet me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta, vranësira do ketë në zonat malore, në të cilat pas mesditës mund të ketë reshje shiu në zonat verilindore dhe kryesisht në juglindje të vendit. Dita e dielë paraqitet me mot të kthjellët dhe do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave.
Maksimumi i temperaturave sot, parashikohet jo më pak se 34, 35 gradë celcius. Ndërkohë nesër, e dielë temperaturat do shkojnë në 38 gradë celcius në rrethinat e Elbasanit dhe Beratit.
Kryesisht fundjava do të jetë e kthjellët me temperatura relativisht të larta, në pjesën më të madhe të vendit tonë .
Deri në datën 25 gusht do të kemi mot të kthjellët me temperatura më të larta se vlerat normale të muajit gusht.
Duke filluar nga mesi i javës që vjen dhe deri në fundin e muajit gusht, pritet prezencë e shpeshtë e vranësirave, herë pas here rebeshe afatshkurtra shiu. Gjithashtu do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave. Pritet që temperaturat nga 37 të shkojnë në 32 gradë celcius”, tha ajo.