Në vendin tonë ka nisur vala e parë e të nxehtit afrikan dhe temperaturat po rriten menjëherë.
Këtë të mërkurë, më 23 qershor, gradët do të ngrihen akoma më shumë, për shkak të masava ajrore të nxehta nga veriu i Afrikës. Shto këtu edhe lagështirën, do ta ndjejmë temperaturën deri në 7 gradë më shumë se vlera që matet.
Vlerat mesatare te qershorit në vendin tonë janë 30 grade, por deri në fund të muajit do të përjetojmë temperatura deri në 11 gradë më të larta se norma. Më të freskëta nëse mund të quhen të tilla krahasuar me pjesën tjetër të vendit, zonat malore dhe bregdeti jugor.
Sipas ‘Meteoalb’ temperaturat e larta do të na shoqërojnë edhe gjatë natës ndërsa i nxehti afrikan do të vazhdojë deri në ditët e para të korrikut.