Orjana Gremi, nëna 32-vjeçare e cila hodhi në lumin Kir foshnjën e saj, është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” nga gjykata e Shkallës së parë Shkodër.
Në seancën gjyqësore ABC mëson se 32 vjeçarja nuk ka folur. Ndërsa avokatja e saj ka kërkuar ndryshimin e veprës penale nga vrasje në rrethana tjera cilësuese në vrasje e të miturve. Kjo është refuzuar nga gjykatesi i cili ka lënë në fuqi kërkesqn e prokurorisq dhe cilqsimin e veprqs penale. 32 vjeçarja do i nqnshtrohet edhe njq ekspertimi psikologjik.
32 vjecarja Gremi është mbrojtur në seancën gjyqësore nga avokatja Bruna Pepa e caktur kryesisht nga gjykata. Ndërsa prokurore e çeshtjes është Françeska Lekani dhe gjykates Orget Nazaj
Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 7 janar, ndërsa policia bëri me dije se foshnja u gjet pa shenja jete në vendin e quajtur Postribë në lumin Kir pasi e ëma e kishte hedhur gjatë natës.
32-vjeçarja u arrestua për veprën penale “Vrasje me dashje”.
Pas ngjarjes për mediat foli edhe drejtori Maternitetit të Shkodrës Senad Halluni, i cili u shpreh se e reja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së foshnjës, ndërsa ka shtuar se fillimisht ka kërkuar dorëzimin e tij në shtëpinë e foshnjës, por se ka ndërruar mendje më pas.r.t/abcnews.al