Dy vendime ministrore qe kane lidhje me kufizimin e perkohshem te lidhjeve tokesore, detare si edhe ajrore te vendit si edhe te ndaleses per hyrje te shtetasve nga vendet e treta, Shteti Grek i vazhdoi keto masa kufizuese deri 12 Tetor.
Por per turistet dhe shtetasit e huaj qe nuk kane ndalese eshte e lejuar hyrja vetem nga pika kufitare e Bullgarise ne Promahonas dhe te shoqeruar me testin e covid negativ te bere deri 72 ore me pare.
Ndersa per pikat e tjera kufitare hyrese ne Greqi hyrja lejohet vetem per disa kategori por gjithsesi me shoqerim te testit PCR negativ, nga ora 7 e mengjesit deri ne 23:00 dhe ndalesa nuk vlen per shtetas greke, per persona qe kane leje qendrimi dhe jetojne ne Greqi.
Ndersa vendimi i dyte ministror ka lidhje me ndalesen per hyrje ne Greqi te shtetasve e vendeve te treta me perjashtim te banoreve te perhershem te Australise, Gjeorgjise, Kanadase, Japonise, Zelandes se Re, Ruandes, Korese se jugut, Tajlandes, Tunizise, Uruguajit dhe Emirateve te Bashkuara Arabe qe prej sot vlen deri me 12 Tetor.
Gjithashtu perjashtim bejne edhe disa kategori qytetaresh si personat qe jane pjese e stafit mjekesor, punonjes te shendetesise, shtetas me lejeqendrimi ne Schenden apo BE, komisioneret qeveritare, diplomatet, tramsportuesit e mallrave, udhetaret tranzit, studentet, personeli kujdeses shendetesor per te moshuarit apo invalidet, si edhe punonjesit sezonal ne bujqesi.
Keto dy vendime ministrore gjate muajve te kaluar kane vazhduar cdo dy jave dhe se fundmi ishte periudha nga 16 deri 30 shtator. Ndersa tashme kane hyre ne fuqi vendimet e reja te publikuara ne Gazeten zyrtare te Greqise