Rasti i një infermiere që është diagnostikuar me COVID-19, vetëm 24 orë pasi kishte marrë vaksinën, ka shkaktuar shqetësim në opinionin publik spanjoll.
Infermierja ishte pjesë e grupit që duhet të vaksinonte të moshuarit e një azili në qytetin e Lleidas, në Katalonjë, sipas raportimit të gazetës El Pais.
Koleget e saj janë tashmë në izolim paraprak, ashtu s dhe 66 të moshuarit e rezidencës, që u vaksinuan ditën e së dielës.
Kotalonja filloi pikërisht vaksinimet me 802 personat e para, më së shumti personel mjekësor dhe persona të moshuara dhe veçanërisht të rrezikuara nga pasojat e virusit pandemik./ A2/