Psikologia e Caroline Crouch, Eleni Mylonopoulou ka dhënë një dëshmi të re për mediat vendase. Në një artikull të “Protothema“, ajo foli për takimin e saj të parë me çiftin, duke zbuluar se 20-vjeçarja i kishte bërë me dije se donte te ndajej.
Ajo foli për gati 20 seancat që ato patën së bashku, nga tetori 2020 deri në shkurt 2021, ndërsa zbuloi Caroline ndjehej ndryshe nga piloti 33-vjeçar, Babis Anagnostopoulos. Sipas të njëjtave burime, Caroline i kishte thënë: Unë jam e dashuruar me personin dhe përrallën që kisha ngritur në mendjen time, por nuk e dua bashkëshortin tim.
Mylonopoulou i dëshmoi se pas ngjarjes , ajo po merrte mesazhe nga të panjohur, në mënyrë që të mos zbulonte se çfarë dinte për marrëdhënien e çiftit në Glyka Nera.
Babis Anagnostopulos u arr.estua disa javë më parë, më shumë se një muaj pasi i mori jetes së shoqen dhe u mundua ta fshihte ngjarjen, duke sajuar një gra.bitje.
Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por në përvjetorin e humbjes se jetes të së shoqes atij iu vunë pra.ngat.